PE mbyll legjislaturën e 9-të, zgjedhjet në qershor janë të parat pas Brexit
Legjislatura e 9-të e Parlamentit Evropian ka përfunduar. Gjatë pesë viteve të fundit, Parlamenti Evropian formësoi pjesën më të madhe të legjislacionit që ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e 450 milionë evropianëve.
Seanca e fundit plenare para zgjedhjeve evropiane të qershorit pati një maratonë votimesh, me më shumë se 89 tekste legjislative dhe shtatë rezoluta, të miratuara në vetëm katër ditë.
Megjithatë, seanca e fundit plenare u karakterizua nga shumë akuza për ndërhyrje të huaja, pas skandaleve të ashtuquajtura “Qatargate” dhe “Russiagate”, ndërsa që në ditën e parë shpërtheu edhe “Chinagate”, pas akuzave të policisë se një ndihmës i një eurodeputeti gjerman të ekstremit të djathtë kishte spiunuar për Kinën.
Zgjedhjet e Parlamentit Evropian janë planifikuar të mbahen nga 6 deri më 9 qershor. Këto do të jenë zgjedhjet e dhjeta parlamentare që nga zgjedhjet e para të drejtpërdrejta në 1979, dhe zgjedhjet e para të Parlamentit Evropian pas Brexit.
Këto zgjedhje do të përkojnë edhe me një sërë zgjedhjesh të tjera në Bashkimin Evropian.