Categories: LajmePolitikë

PE miraton paketën 6 mld euro për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor

Parlamenti Europian ka miratuar marrëveshjen prej 6 miliardë eurosh për periudhën 2024-2027 për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor.

Paketa prej 6 miliardë eurosh do të ndahet midis 2024 dhe 2027 në grante dhe kredi dhe ofron mbështetje për vendet e rajonit në rrugën e tyre të anëtarësimit europian.

Pasi miratimit nga Parlamenti Evropian të kësaj pakete, duhet formalizimi i saj  nga Këshilli i BE-së.

Kjo paketë do të ndihmojë në promovimin e barazisë gjinore, fuqizimin e grave dhe të rinjve, pjesëmarrjes se shoqërisë civile në proceset vendimmarrëse, forcimin e sigurisë kibernetike, qëndrueshmërisë ndaj dezinformatave, luftës kundër korrupsionit, mashtrimit dhe krimit të organizuar, si dhe rëndësisë së reduktimit të varësive strategjike të rajonit.

Eurodeputetja Fabienne Keller (L’Europe Ansemble, Francë) , ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së lehtësimit të Ballkanit Perëndimor.

“Unë mirëpres miratimin e Marrëveshjes së Lehtësimit të Ballkanit Perëndimor. Ky instrument mbështetës do të na mundësojë të krijojmë lidhje më të ngushta me partnerët tanë në mënyrë që të krijojmë një bashkim më të fortë. Është edhe më simbolike ta votosh këtë tekst në ditën që festojmë 20 vjetorin e zgjerimit!”, tha ajo.

Në të njëjtën linjë me të ishte dhe eurodeputeti Georgios Kyrtsos (I pavarur, Greqi), i cili shtoi se “kjo nismë do t’i hapë rrugën partnerëve tanë për të arritur një shtrirje të zgjeruar socio-ekonomike, e cila ka një rëndësi të thellë, veçanërisht për të rinjtë!”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Bashkia Shkodër njofton bllokimin e disa rrugëve- Shkaku, punimet në zonën e Zdrales

Të nderuar qytetarë! Për shkak të punimeve që po kryhen në kuadër të projektit të…

4 hours ago

Ronaldo: Mbape s’di të luajë si sulmues qëndre!

Gjatë një interviste të dhënë për emisionin “El Chiringuito”, Kristiano Ronaldo ka  thënë se Kilian…

4 hours ago

Histori suksesi në Spitalin e Shkodrës, Koçiu: Ndërhyrje me procedurë të avancuar endovaskulare te 84-vjeçari

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi…

4 hours ago

Trajnimi i policisë për zgjedhjet e 11 majit, kreu i policisë, Proda takon ambasadorin e OSBE, Tarran

Trajnimi i policisë për zgjedhjet ka qenë në qendër të një takimi mes drejtorit të…

4 hours ago

Komisioni i Medies, seancë dëgjimore me anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH

Deputetet në Komisionin e Medies dëgjuan anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar për…

4 hours ago

U bllokua në malin e Cukalit – Policia shpëton një shtetas

Mesditën e sotme, Komisariati i Policisë në Vaun e Dejës ka marrë një telefonatë nga…

4 hours ago

This website uses cookies.