Pedagogia Valentina Ndou nderohet me Çmimin e Karrierës nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”

Dita e sotme nuk ishte si gjithë të tjerat për pedagogen shkodrane Valentina Ndou. Ajo u vlerësua me Çmimin e Karrierës nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për kontributin e saj për vite me radhë në këtë institucion. Sot është pjesë e universitetit të Salentos në Itali si lektore dhe kërkuese, por shprehet e nderuar për vlerësimin e dhënë.

Në ceremoninë e zhvilluar në mjediset e Rektoratit merrnin pjesë profesorë dhe akademikë, kolegë dhe studentë. Për vlerat dhe punën akademike të realizuar në UNISHK foli edhe Rektorja Rajmonda Kçira.

“E gjithë jeta ime është në këtë sallë”, u shpreh pedagogia Ndou pasi mori vlerësimin.

Valentina Ndou prej vitesh jeton në Itali. Ajo është aktualisht profesore e asociuar në Inxhinieri Menaxhimi në universitetin e Salentos. Valentina Ndou gjithashtu është pjesë e realizimit të disa projekteve të BE në bashkëpunim edhe me UNISHK.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.