Pedonalja e Molos kthehet në treg rrobash, tregtarët ambulant mbushin pedonalen tek ura e Bunës

Pedonalja e Molos tek ura e vjetër e Bunës vazhdon të jetë një ndër vendet më të preferuara në Shkodër për të kaluar kohën e lirë.
Edhe pse ditë jave, moti me diell dhe ajri i pastër kanë bërë që qytetarët në këtë zonë të jenë të shumtë
Por, në një pjesë të kësaj pedonale vërehet se ajo është e mbushur me shitës ambulant të cilët tregtojnë rroba të përdoruara.
Ndërsa vlerësojnë bukuritë e kësaj zone qytetarët kërkojnë që të ndërhyhet për largimet e shitësve ambulant.
Fluksi i qytetarëve që zgjedhin të shëtisin në pedonalen e urës së Bunës është i lartë gjatë gjithë vitit, por kryesisht me rritjen e temperaturave kjo zonë frekuentohet shumë jo vetëm nga shkodranët, por edhe nga turistët vendas dhe të huaj.