Pedri: Kur dëmtohesh mendon për shumë gjëra
Finales së madhe të “Euro 2024” i mungon njëri prej lojtarëve më të talentuar. Bëhet fjalë për Pedrin, i cili u dëmtua në ndeshjen përballë Gjermanisë.
“Ditët e para, pas dëmtimit janë gjithmonë më të këqijat. Kur mezi ecën dhe ke dhimbje të kujtohet momenti i dëmtimit. Mendon për shumë gjëra, përse të ndodhin vetëm ty këto gjëra apo si mund të përmirësohesh”, tregoi Pedri në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të Federatës Spanjolle të Futbollit.
“Në rastin tim nuk ka shumë vend për tu përmirësuar. Ky dëmtim mund të më ndihmojë vetëm në një mënyrë, më mëson si të kaloj pengesa të vështira”, pohoi Pedri.