pekini simpatik
Radiotelevizioni publik shqiptar do të nisë së shpejti transmetimin e një cikli dokumentarësh “Pekini simpatik”.
Transmetimi i tyre vjen pas një marrëveshjeje bashkëpunimi midis RTSH-së dhe Televizionit të Pekinit, nënshkruar disa ditë më parë në mjediset e RTSH-së.
Dokumentarët pasqyrojnë historinë e lashtë, por edhe të re të Pekinit, të kësaj qendre të madhe të civilizimit botëror.
Pekini është një nga qytetet më të vjetra në botë, me një histori të pasur që daton më shume se 3 mijë vjet më parë.
Si i fundit nga katër kryeqytetet e mëdha e të lashta të Kinës, Pekini ka qenë qendra politike e vendit në shumicën e tetë shekujve të fundit dhe qyteti më i madh në bote për nga popullsia për pjesën më të madhe të mijëvjeçarit të dytë të erës sonë.
Dokumentarët pasqyrojnë pallatet, tempujt, parqet, kopshtet, varret, muret dhe portat e tij të veçanta.
Duke qenë një ndër destinacionet turistike më të rëndësishme në botë, dokumentarët japin pamje të Qytetit të Ndaluar, Tempullit të Parajsës, Pallatit Veror, Varreve Ming dhe pjesë të Murit të Madh.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.