Categories: BotaLajme

Pelegrinazhi i Haxhit, më shumë se 1000 pelegrinë humbin jetën nga temperaturat përvëluese

Ka shkuar në më shumë se 1 mijë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave përvëluese gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Mekë të Arabisë Saudite. Agjencia franceze e lajmeve, AFP, raportoi sipas deklaratave zyrtare apo dhe diplomatëve nga 10 vende të ndryshme të botës, se 1081 pelegrinë humbën jetën këtë vit në qytetin më të shenjtë për myslimanët.

Qendra meteorologjike saudite raportoi se në fillim të kësaj jave, temperaturat shkuan në 51.8 gradë celsius në hije në xhaminë e madhe të Mekës. Çdo vit atje shkojnë miliona pelegrinë, dhe shumë prej tyre përdorin kanale të parregullta pasi shpeshherë nuk mund të përballojnë lejet e kushtueshme zyrtare për të shkuar atje.

Në fillim të këtij muaji autoritetet saudite raportuan se kishin larguar qindra mijëra pelegrinë të paregjistruar nga Meka, por gjithsesi shumë prej tyre arritën të merrnin pjesë në ritualet kryesore të Haxhit që filluan të premten e shkuar.

Ky grup pelegrinësh është edhe më i rrezikuari nga i nxehti, sepse pa leje zyrtare, nuk mund të kenë akses në hapësirat me ajër të kondicionuar të siguruara nga autoritetet saudite për 1.8 milionë pelegrinët e autorizuar.  Vetë autoritetet nuk kanë dhënë informacion për numrin e viktimave, por raportuan se rreth 2700 persona kishin marrë trajtim mjekësor për problem me të nxehtin.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthehet gara për Avokatin e Popullit – Seancë në Komisionin e Ligjeve më 13 shkurt

Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për muajin shkurt, është planifikuar procesi i zgjedhjes së…

14 hours ago

Deputetët britanikë në Muzeun e Kujtesës / Ligjvënësit konservatorë u njohën me persekucionin 45- vjeçar në Shqipëri

Një grup deputetësh konservatorë të Parlamentit britanik, që po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri, ishin…

14 hours ago

Shpërndante drogë afër shkollave – Prangoset nga policia pas disa javëve hetime 28 – vjeçari

Një i ri, 28- vjeçar, është arrestuar nga policia e Lezhës, pas një hetimi disa…

15 hours ago

Rritja e popullsisë shqiptare në Mali të Zi – Emigrimi është ulur dhe pozita e shqiptarëve është forcuar vitet e fundit

Krahasuar me regjistrimin e parafundit në Mal të Zi, numri i shqiptarëve në Censusin e…

15 hours ago

81-vjetori i vrasjes së Vasil Shantos / Pranë memorialit të heroit u vendosën kurora nga organizatorët

Data 1 shkurt shënon 81-vjetorin e vrasjes së heroit Vasil Shanto. Në memorialin e tij,…

15 hours ago

Skema e granteve për të rinjtë / Bashkia Shkodër mbështet projekt-idetë në fushën e turizmit dhe bimëve dekoratike

Morena Grimaj dhe Enrik Shllaku janë përfitues të drejtpërdrejtë të skemës së granteve për të…

15 hours ago

This website uses cookies.