Peleshi: 70 kuota studimi në Akademinë e Forcave të Armatosura

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se janë 70 kuota studimi për të gjithë të rinjtë që duhet të jenë pjesë e Forcave të Armatosura.

Ministri i ka bërë thirrje të gjithë maturantëve që duan të bëhen pjesë e Akademisë prestigjioze të Forcave të Armatosura të aplikojnë në fazën e përzgjedhjes së programeve të studimit për ciklin e parë bachelor.

Faza e përzgjedhjes po afron, shkruan ministi, ndaj maturantët kanë mundësi të studiojnë në një nga programet e Akademisë së Forcave të Armatosura duke plotësuar formularin elektronik në portalin UAlbania link: http://ualbania.al.

Bëhuni pjesë e 70 kuotave duke zgjedhur një nga programet e studimit, siç janë: Marrëdhënie Ndërkombëtare në Fushën e Mbrojtjes: Teknologji Informacioni dhe Komunikim në Fushën e Mbrojtjes; Shkenca Komunikimi në Fushën e Mbrojtjes”, shkruan Peleshi.

Gjithashtu ministri Peleshi ka bërë me dije dhe disa nga përfitimet si student i kësaj akademie.

Pagesë mujore dinjitoze, akomodim dhe ushqim falas gjatë gjithë periudhës së studimit, tarifë regjistrimi 0 lekë për të katërta vitet, punësim dhe pension të sigurt, janë vetëm disa nga përfitimet si student i kësaj akademie”.

Ndërtimi i programeve të reja në AFA është asistuar në komponentë të rëndësishëm nga ekspertë të Akademisë Ëest Point në SHBA, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.