Peleshi: Anija “Butrinti” kap gomonen me 34 emigrantë në Egje

anija butrinti
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ndau sot momente nga operacioni i zhvilluar nga ekuipazhi shqiptar, që zbuloi një gomone me 34 emigrantë.
Nëpërmjet një reagimi, Peleshi shkrun se, “Forca Detare Shqiptare dhe anija “Butrinti” vijojnë kontributin e tyre në Egje, në sigurimin e ujërave territorialë të Aleancës”.
“Pjesë e misionit të NATO-s, Sea Guardian, ekuipazhi shqiptar konstatoi sërish një gomone me 34 emigrantë, mes të cilëve 10 gra dhe 1 fëmijë, nga Jemeni, Sudani dhe Siria”,shkruan Peleshi në rrjetet sociale.
Ministri theksoi se gomonia dhe njerëzit në bord iu dorëzuan Rojeve Bregdetare turke dhe greke