Peleshi: Anija “Lissus” ndalon gomonen me 25 persona në bord në detin Egje
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar sot lajmin se gjatë një operacioni në detin Egje, anija shqiptare “Lissus” gjatë patrullimit ndaloi një gomone me 25 persona në bord.
Duke publikuar pamjet gjatë operacionit, Peleshi shkruan se, “Forca jonë Detare vijon me krenari kontributin në operacionin e NATO-s në detin Egje”.
Sipas tij, “anija shqiptare “Lissus” dhe ekuipazhi i saj ndaluan në zonën e tyre të patrullimit një gomone me 25 persona në bord. Shtetasit nga Jemeni, Sudani dhe Palestina iu dorëzuan Rojës Bregdetare turke për procedurat e mëtejshme”, informoi ministri Peleshi