Peleshi apel të rinjve: Bëhuni pjesë e FA-së, Shqipërisë i duhen më të mirët!

FA

FA

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka përsëritur thirrjen për të rinjtë shqiptarë të interesuar që të aplikojnë për t’u rekrutuar në Forcat e Armatosura.

“Shqipërisë i duhen më të mirët! Bëhu pjesë e Forcave të Armatosura dhe përfaqëso me krenari vendin tënd përkrah trupave të NATO-s, në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë” është shprehur ministri.

Fillimisht, për të filluar procesin e rekrutimit, i interesuari duhet të plotësojë një sërë kriteresh dhe dokumentesh.

Shtetasit që kërkojnë të aplikojnë për ushtarë/detarë aktivë në FA duhet të aplikojnë drejtpërdrejt në zyrën e pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit. Pas përzgjedhjes së kandidatëve, ata do të kalojnë tre teste, atë fizik, intelektual dhe psikologjik që do të kryhen në faza të caktuara.

Çdo i kualifikuar për të vijuar karrierën brenda Forcave të Armatosura do të gëzojë edhe një sërë mundësish. Ata do të përfitojnë të ardhura mujore dinjitoze, arsimim dhe aftësim profesional në vazhdim brenda dhe jashtë vendit, trajnime dhe stërvitje jashtë vendit së bashku me kolegët e tjerë të NATO-s dhe SHBA-së, dhe përfitime të tjera.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.