Peleshi: Arsimimi, rol thelbësor në formimin e ushtarakëve të Forcave të Armatosura

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, përmirësimi i cilësisë së arsimit ushtarak është një projekt prioritar për të prodhuar profesionistë të denjë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Arsimimi ka një rol thelbësor në formimin e ushtarakëve të Forcave të Armatosura, duke i pajisur ata me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të përballuar çdo sfidë”, theksoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.
“Studentët tanë të Akademisë janë personifikimi i vendosmërisë dhe përkushtimit për t’i shërbyer vendit tonë me nder dhe krenari ndaj dhe përmirësimi i cilësisë së arsimit ushtarak është një projekt prioritar për të prodhuar profesionistë të denjë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, nënvizoi ai.