Peleshi: Atashetë ushtarakë, përfaqësues dinjitozë të Forcave të Armatosura në promovimin e vlerave tona
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka zhvilluar sot një takim me atashetë ushtarakë të përfaqësive tona diplomatike.
Gjatë takimit, ministri Peleshi ka vlerësuar rolin e tyre domethënës në forcimin e marrëdhënieve me aleatët dhe partnerët strategjikë.
Në një reagim në rrjetet sociale, ministri Peleshi shkruan se, “Arritjet e punës së tyre dhe prioritetet aktuale të Shqipërisë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ishin kryefjala e takimit tonë”.
“Vëmendja jonë kryesore është të sigurohemi që çdo efektiv i Forcave të Armatosura në zonat e tyre të përgjegjësisë të ketë maksimumin e resurseve dhe përkrahjes”, theksoi ministri.
Gjithashtu ministri shprehu vlerësime për punën e tyre jo vetëm si përfaqësues dinjitozë të Forcave të Armatosura në nivel ushtarak, por edhe si ambasadorë në promovimin e vlerave dhe interesave tona kombëtare në arenën ndërkombëtare.