Categories: LajmePolitikë

Peleshi: Duhet të rikthejmë industrinë ushtarake, Shqipëria ka përmbushur detyrimet e NATO-s për demilitarizim

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit deklaroi se nevojitet rikthim i industrisë ushtarake në vend.

Në kundërpërgjigje të akuzave të opozitës në lidhje me pr.ligjin “ Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”, Peleshi u shpreh se opozita është kontradiktore në deklaratat e saj, pasi ndonëse nuk pranon shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për ish-punonjësit e Poliçanit, kërkon shlyerjen e kamatvonesave ndaj tyre.

Thoni pse po paguajmë nga taksat 1 mln euro, për të paguar pagat e prapambetura dhe detyrimet shoqërore. Më pas thoni, të paguhen dhe kamatëvonesat. për të përfituar ndonjë kredit elektoral bëheni më katolik se Papa.

Buxheti i shtetit, qeveria, nuk paguan, përveçse me ligj të posaçëm detyrimet e ndërmarrjeve shtetërore apo SHA-ve.

Pse ky është rast i posaçëm? Ne i dekurajojmë ndërmarrjet shtetërore nga aplikimi për të paguar detyrimet e tyre nga buxheti i shtetit. Ndërmarrjet shtetërore nuk e kanë statusin juridik që kur krijojnë detyrime ti drejtohen arkës së shtetit por funksionojnë me mendim biznesi”, u shpreh Peleshi.

Ministri vuri më tej theksin te forcimi i industrisë ushtarake, duke u shprehur se po modernizohet Shqipëria me teknologji perëndimore. Peleshi theksoi se Shqipëria i ka përmbushur detyrimet e NATO-s për demilitarizim.

Ne nuk e kemi fshehur, nuk është axhendë e mandatit të qeverisë, por të rikthejmë industrinë ushtarake. Shqipëria i ka përmbushur detyrimet e NATO-s për demilitarizim dhe për të pastruar një pjesë të mirë të arsenalit të trashëguar nga e kaluara.

Jermi duke u modernizuar me teknologji perëndimore dhe sot për fat të keq kërkesa për armatime në tregun botëror është rritur shumë dhe Shqipëria nuk ka pse të mungojë në këtë treg. Të bëhemi partnerë aksionerë me industritë e reja që do lindin së shpejti në Shqipëri”, përfundoi Peleshi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

5 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

5 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

6 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

6 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

6 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

18 hours ago

This website uses cookies.