Peleshi: Efektivët e Policisë Ushtarake trajnohen nga Carabinierët italianë

Efektivet e Policise Ushtarake
Efektivët e Policisë Ushtarake shqiptare u trajnuan nga Carabinierët italianë në shpërndarjen e turmave dhe ruajtjen e rendit publik.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një reagim në rrjetet sociale e vlerëson këtë trajnim, si pjesë e bashkëpunimit të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e mbrojtjes.
“Bashkëpunimi i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e mbrojtjes u përmbyll këtë vit me trajnimin e efektivëve të Policisë sonë Ushtarake nga Carabinierët italianë në shpërndarjen e turmave dhe ruajtjen e rendit publik”, shkruan Peleshi në një postim në Facebook.