Peleshi: Forcat shqiptare, pjesë e stërvitjes KFOR33 në Hohenfels

Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut dhe batalionit Komando në Forcën Tokësore është bërë pjesë e stërvitjes KFOR33 në Hohenfels, Gjermani.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka publikuar në rrjetin social pamje gjatë stërvitjes.
“Në këtë stërvitje shumëkombëshe trupat shqiptare po punojnë për të zhvilluar aftësitë e tyre në menaxhimin e turmave, patrullimin dhe kontrollet në pika kalimi”, u shpreh ministri.
Ndaj tha ai, se këto janë aftësi thelbësore për të siguruar që efektivët të jenë të përgatitur për të përballuar sfidat e sigurisë dhe për të mbajtur rendin në zonën e tyre të përgjegjësisë.