Peleshi: Forcat shqiptare, pjesë e stërvitjes KFOR33 në Hohenfels

Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut dhe batalionit Komando në Forcën Tokësore është bërë pjesë e stërvitjes KFOR33 në Hohenfels, Gjermani.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, në këtë stërvitje shumëkombëshe trupat shqiptare po punojnë për të zhvilluar aftësitë e tyre në menaxhimin e turmave, patrullimin dhe kontrollet në pika kalimi.

Peleshi theksoi se këto janë aftësi thelbësore për të siguruar që efektivët të jenë të përgatitur për të përballuar sfidat e sigurisë dhe për të mbajtur rendin në zonën e tyre të përgjegjësisë.

“Pjesëmarrja aktive dhe angazhimi i trupave tanë në zhvillimin e aftësive të nevojshme tregon përgjegjësinë për të përmbushur detyrat tona sipas standardeve të larta të NATO-s”, shtoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Tenis, Alcaraz triumfon në Montekarlo

Carlos Alcaraz fiton Masterin 1000 pikësh të Montekarlos, pasi ka mposhtur në finale me rezultatin…

15 hours ago

Orkestra e Forcave të Armatosura dhe ajo franceze mbajnë koncert në Paris. Skënderi: Arti, gjuha universale që bashkon kombet

Muzika i kalon kufijtë dhe këtë e dëshmoi koncerti madhështor në katedralen historike Eglise du…

15 hours ago

Thesari historik i Shkodrës – Ura e Mesit po tërheq gjithnjë e më shumë të huajt

Lugina e Kirit bashkë me Urën e Mesit po tërheqin vizitorë të shumtë nga e…

15 hours ago

Parashikimi i fatit, a duhet t’i besojmë? – “Leximi” i yjeve, sa i besojnë shkodranët astrologëve

Parashikimi i yjeve është i pranishëm çdo ditë në mëngjeset tona. E ardhmja mbetet gjithmonë…

15 hours ago

E diela e Larit – Arqipeshkëvi Peragine: Kthehuni nga Zoti, larg fenomeneve negative

Kisha katolike në Shkodër kremtoi të dielën e larit,  e cila kremtohet një javë përpara…

16 hours ago

This website uses cookies.