Peleshi: Forcat Speciale, stërvitje me kolegët e Marinës së Mbretërisë së Bashkuar
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar pamje gjatë stërvitjes së Forcave Speciale të ushtrisë sonë me kolegët e Marinës së Mbretërisë së Bashkuar.
“Operatorët e batalionit të Forcave tona Speciale u përfshinë në skenarët stërvitorë të Grupit Jugor të Reagimit Bregdetar të Mbretërisë së Bashkuar, që po zhvillon manovra në pjesën lindore të Detit Mesdhe”, shkruan ministri Peleshi.
Sipas tij, “trupat tanë zhvilluan një stërvitje familjarizuese me kolegët e tyre të Marinës Mbretërore dhe ekuipazhet e dy helikopterëve Merlin, të cilët më herët kryen edhe një fluturim përshëndetës mbi sheshin Skënderbej”