Peleshi me presidentin kroat: Mbështetës i fortë i Shqipërisë drejt integrimit
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvilloi një vizitë zyrtare në Zagreb, me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes të Kroacisë, Ivan Anušić.
Gjatë kësaj vizitë, ministri Peleshi u takua edhe me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç.
Peleshi u shpreh se Milanoviç është një mbështetës i fortë i Shqipërisë në rrugën e integrimit euro-atlantik.
“Roli i Kroacisë në sigurinë dhe paqen e Ballkanit Perëndimor është shumë i rëndësishëm dhe ne jemi të privilegjuar që kemi një aleat të tillë, të fortë e të përkushtuar”, theksoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.
Qëllimi i vizitës ishte intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, adresimi i çështjeve aktuale të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe iniciativave të tjera rajonale dhe ndërkombëtare.