Peleshi: Ndërhyrja e NATO-s, nga ngjarjet më decizive në historinë e Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, “ndërhyrja e NATO-s kundër forcave pushtuese të Millosheviçit është një nga ngjarjet më decizive në historinë e Kosovës”.
Peleshi theksoi se, ajo ishte dita që i dha fund gjenocidit ndaj popullit shqiptar në Kosovë.
“NATO, pjesë e së cilës është sot Shqipëria e së shpejti edhe Kosova, e dëshmoi veten si një Aleancë vlerash humaniste, një organizatë kombesh të lira e demokratike që jo vetëm i proklamon këto vlera, por është edhe e gatshme të luftojë për to”, tha Peleshi.
“Sot Kosova është e lirë në sajë të kësaj ndërhyrjeje, e shqiptarët u janë borxhlinj aleatëve që iu gjendën në një kohë të errët”, nënvizoi Peleshi.