Peleshi: Nivel i lartë bashkëpunimi mes Forcave Speciale shqiptare dhe amerikane

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka shprehur sot mirënjohjen aleatëve strategjik për    mbështetjen e vazhdueshme që japin ndaj Forcave tona të Armatosura.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Peleshi ka ndarë me publikun momente gjatë stërvitjes “JCET24”, mes Forcave tona Speciale dhe atyre amerikane.

“Momente nga stërvitja trajnuese “JCET24”, tregoi një nivel të lartë bashkëpunimi dhe efikasiteti mes Forcave tona Speciale dhe atyre amerikane”, shkruan ministri.

Sipas tij, “kjo eksperiencë shërbeu për t’i përmirësuar ndjeshëm aftësitë tona operacionale, duke nxitur një përkushtim të ndërsjellë drejt rritjes së kapacitetit tonë të përgjithshëm”.

“Mirënjohje aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Forcave tona të Armatosura”, përfundon ministri Peleshi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Zyrtare: Etrit Berisha rikthehet në Suedi, portieri kuqezi firmos me Hacken

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me…

7 minutes ago

Libri që risjell diktaturën – Promovohet në Shkodër  vepra e autorit Italian, Giovanni Verga

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u promovua libri i autorit Italian, Giovanni…

10 minutes ago

Masat për 11 majin dhe hetimi i krimeve zgjedhore, kreu i OSBE/ODIHR takon Çelën e Dumanin

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit…

13 minutes ago

Arrestohen 4 shoferë, procedohen 10 / Për shkelje të rregullave të qarkullimit, vendosen 1425 gjoba

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin…

23 minutes ago

Edona Bilali mesazh nga Shiroka – Kandidatja e PS: Shembulli tipik i transformimit dhe vëmendjes së qeverisë shqiptare drejt turizmit

Shiroka është shembulli tipik i transformimit dhe vëmendjes së qeverisë shqiptare drejt turizmit.  Ky ka…

30 minutes ago

Fuqizimi i grave dhe vajzave – Forum i hapur organizuar nga klubi “Girl Up 28”, në bashkëpunim me Shkollën e Drejtorëve

Fuqizimi i komunitetit të grave përmes bashkëpunimit dhe krijimit të mundësive për angazhim dhe sipërmarrje,…

39 minutes ago

This website uses cookies.