Peleshi: Një tjetër kontingjent bëhet pjesë e forcave komando
Një tjetër kontingjent i FA bëhet pjesë e forcave komando.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur të mërkurën se, “një tjetër kontingjent i mirëtrajnuar dhe i mirëpërgatitur i shtohet strukturës më elitë të Forcave tona të Armatosura”.
Peleshi u shpreh, “krenarë për të gjithë djemtë trima që u bënë pjesë e forcave Komando”.
“Aftësitë e treguara gjatë këtij kursi janë dëshmi e përkushtimit ndaj vendit dhe sigurisë kombëtare”, theksoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.