Peleshi: Personeli mjekësor i Forcës Tokësore, stërvitje nën mbikëqyrjen e “MEDEVAL”

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar pamjet ku në mbikëqyrjen e trajnuesve të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, MEDEVAL, personeli mjekësor i Qendrës Shëndetësore të Forcës Tokësore, po vazhdojnë sëtërvitjen paravlerësuese mjeksore.
“Personeli mjekësor i Qendrës Shëndetësore të Forcës Tokësore dhe batalionit të këmbësorisë së lehtë, vijojnë stërvitjen paravlerësuese mjekësore nën mbikëqyrjen e trajnuesve #MEDEVAL të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit”, shkrun ministri në rrjetet sociale.
Gjithashtu ministri Peleshi nënvizon se, përkushtimi dhe profesionalizmi i ekipit tonë mjekësor u prezantuan në mënyrën më të mirë gjatë kësaj stërvitjeje, duke zbatuar me saktësi procedurat e NATO-s.