Peleshi: Pronat e ushtrisë janë dhimbje koke për ne, do i japim për shfrytëzim ekonomik

Peleshi 1

Peleshi 1

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi duke folur për mediat pas mbledhjes së qeverisë ka shpjeguar se çfarë do të bëhet me pronat e ushtrisë.

Ai theksoi se Forcat e Armatosura aktualisht kanë mbi 1 mijë prona që janë në pasivitet të plotë dhe për këtë arsye sipas tij ato duhet të ruhen dhe administrohen e më pas të jepen për shfrytëzim ekonomik.

Çështja e pronave të ushtrisë është një sfidë për ne sepse kemi trashëguar një numër të madh asetesh nga një kohë e gjigantizmit të militarizimit të Shqipërisë.

Shqipëria para viteve 1990, ka qenë një nga vendet më të militarizuara në botë, ne na duhet t’i administrojmë dhe t’i menaxhojmë ato në mënyrën më të mirë.

Ne kemi pronat tona aktive ku është vendosur dhe quhet plani i vendosjes së Forcave të Armatosura por kemi edhe 1000 prona të tjera pasive, pra nuk ka as edhe një ushtar tjetër aty. Por duhet të ruhen dhe administrohen për sa kohë nuk janë pjesë e zhvillimit”, u shpreh Peleshi.  

Ministri i Mbrojtjes theksoi se institucioni që ai drejton i ka vendosur në dispozicion Ministrisë së Ekonomisë pronat që nuk i shfrytëzon dot. Ndërsa vuri në dukje se pronat e ushtrisë ndodhen në zona të largëta dhe për pasoja as investitorët nuk kanë interes për t’i zhvilluar.

Megjithatë, ai tha se pronat e ushtrisë janë një “dhimbje koke” për Ministrisë e Mbrojtjes pasi siç bëri të ditur Peleshi, ato janë të pamundura për t’u menaxhuar.

Prej vitesh Ministria e Mbrojtjes i ka vënë në dispozicion Ministrisë së Ekonomisë ato prona që ne nuk i kemi në shfrytëzim për t’i vënë në funksion të zhvillimit ekonomik. Shumë prej tyre edhe nuk kanë interes për investitorët siç e dini repartet ushtarake kanë qenë zona shumë të largëta dhe nuk është e lehtë t’i vendosësh në funksion të zhvillimit. Për sa kohë që nuk janë në funksion të investimeve dhe zhvillimit ne duhet t’i ruajmë dhe mirëmbajmë ato. Sikur një ushtar çdo turn të ketë në këto 1300 prona, gjithë ushtria shqiptare do të duhet të merret me ruajtjen e pronave. Ndaj është një dhimbje koke për ne dhe një sfidë”, nënvizoi Peleshi.  

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.