Lajme

Peleshi: PS do frymë dialogu. Në BE nuk integrohet qeveria, por shteti dhe shoqëria

Niko Peleshi, Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste në sesionin e parë të Kuvendit të Shqipërisë u shpreh se në BE nuk do të integrohet qeveria shqiptare por shteti dhe shoqëria shqiptare dhe shteti nuk është i partive por i shqiptarëve ndaj dhe në këtë proces duhet të përfshihen përfaqësues e të gjithë popullit.

Dua të rikonfirmoj frymën e dialogut dhe bashkëpunimit në sallën e Kuvendit dhe në të gjitha komisionet ky vullnet i PS nuk vjen si një aritmetike numrash për të shtuar numrat e mazhorancës por vjen si një përpjekje e sinqertë për ti dhënë qytetarëve të këtij vendi ligje më të mira, debate të vërteta mbi problemet që i prekin dhe mbi të gjitha vjen si domosdoshmëri për të arritur me sukses objektivat madhore të procesit të integrimit evropianë të vendit tonë. Ka disa sfida të cilat nuk janë partiake, që nuk i përkasin një mandati qeverisës ato kërkojnë angazhim afatgjatë sepse kanë lidhje me të ardhmen afatgjate të Shqipërisë. Të tilla janë nisma për të përmbushur detyrimet e integrimit evropian. Në BE nuk do të integrohet qeveria shqiptare por shteti dhe shoqëria shqiptare dhe shteti nuk është i partive por i shqiptarëve ndaj dhe në këtë proces duhet të përfshihen përfaqësues e të gjithë popullit”, u shpreh Peleshi.  

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthehet gara për Avokatin e Popullit – Seancë në Komisionin e Ligjeve më 13 shkurt

Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për muajin shkurt, është planifikuar procesi i zgjedhjes së…

7 hours ago

Deputetët britanikë në Muzeun e Kujtesës / Ligjvënësit konservatorë u njohën me persekucionin 45- vjeçar në Shqipëri

Një grup deputetësh konservatorë të Parlamentit britanik, që po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri, ishin…

7 hours ago

Shpërndante drogë afër shkollave – Prangoset nga policia pas disa javëve hetime 28 – vjeçari

Një i ri, 28- vjeçar, është arrestuar nga policia e Lezhës, pas një hetimi disa…

8 hours ago

Rritja e popullsisë shqiptare në Mali të Zi – Emigrimi është ulur dhe pozita e shqiptarëve është forcuar vitet e fundit

Krahasuar me regjistrimin e parafundit në Mal të Zi, numri i shqiptarëve në Censusin e…

8 hours ago

81-vjetori i vrasjes së Vasil Shantos / Pranë memorialit të heroit u vendosën kurora nga organizatorët

Data 1 shkurt shënon 81-vjetorin e vrasjes së heroit Vasil Shanto. Në memorialin e tij,…

8 hours ago

Skema e granteve për të rinjtë / Bashkia Shkodër mbështet projekt-idetë në fushën e turizmit dhe bimëve dekoratike

Morena Grimaj dhe Enrik Shllaku janë përfitues të drejtpërdrejtë të skemës së granteve për të…

8 hours ago

This website uses cookies.