Peleshi: Rritje e paprecedentë e shpenzimeve për mbrojtjen nga aleatët e NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi , ka publikuar sot shifrat që se në vitin 2024, aleatët e NATO-s në Evropë do të investojnë 380 miliardë dollarë, shënuar si 2 % e PBB-së së tyre, një hap i madh drejt objektivit.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri Peleshi duke publikuar shifrat ka garantuar se dhe Shqipëria po bën pjesën e saj në rritjen e sigurisë në rajon”.
“NATO, shënon një fitore të madhe! Shpenzimet për mbrojtje janë në rritje të paprecedentë, duke arritur 600 miliardë dollarë nga aleatët evropianë dhe Kanadaja”, u shpreh ministri.
Në vitin 2023, shkruan ministri, shifrat tregojnë një rritje reale prej 11 %, që sipas ti, “në vitin 2024, aleatët e NATO-s në Evropë do të investojnë 380 miliardë dollarë, shënuar si 2 % e PBB-së së tyre, një hap i madh drejt objektivit”.
“Kjo përfshin edhe kontributin e Shqipërisë, e cila po bën pjesën e saj në rritjen e sigurisë në rajon. Forca e përbashkët dhe angazhimi për sigurinë janë thelbi i suksesit të Aleancës”, u shpreh ai.