c0e24a8baa754de9b797dbe0c7382adc
Rrugëtimi i Shqipërisë si një aleat i besueshëm i NATO-s është një dëshmi e përkushtimit të palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta, sigurisë dhe paqes globale, kështu është vlerësuar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Peleshi theksoi se, arritjet e Forcave të Armatosura, janë rezultat i punës së palodhur të çdo efektivi që me përkushtim dhe profesionalizëm e kanë bërë Shqipërinë një bashkëpunëtore të besueshme në Aleancë dhe në arenën ndërkombëtare.
Gjithashtu ministri ka publikuar një video në rrjetet sociale gjatë një stërvitjes të përbashkët të Forcave tona të Armatosura dhe vendeve të tjera të NATO-s.
Në një mesazh Komandanti i Regjimentit të Operacioneve Speciale, nënkolonel Ajet Jata u shpreh se, “Motoja e batalionit të Forcave Speciale është “Më mirë vdesim për diçka sesa të jetojmë për asgjë”.
Ky angazhim Ai theksoi se, “kjo krijon atë ndjenjën e sigurisë për këtë rajon, ku këto forca operojnë së bashku dhe këto forca mund të sjellin paqe, stabilitet”.
“Kjo stërvitje synon të arrijë disa objektiva si, bashkëpunimin ushtarak ndërmjet këtyre vendeve, rritjen e aftësive operacionale të operatorëve specialë të cilët marrin pjesë në stërvitje, shkëmbimin e eksperiencave, si dhe ndërtimin e bashkëpunimit dhe të miqësisë ndërmjet operatorëve specialë të këtyre vendeve”, tha Jata.
Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…
Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…
Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…
Liga e Kampioneve, faza e 16-shes, në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…
Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…
Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…
This website uses cookies.