“Pëllumb Gjoka emëroi drejtorin e policisë”- Ylli Manjani i përgjigjet Bardhit: Nuk ka përdorur Sky-ECC
Avokati i biznesmenit, Pëllumb Gjokës, Ylli Manjani i është përgjigjur sot (13 shtator) nga SPAK deklaratave të bëra nga deputeti demokrat, Gazmend Bardhi i cili duke lexuar përgjimet e Sky- ECC tha se drejtori i Policisë së Shkodrës është emëruar nga Pëllumb Gjoka duke i kërkuar favor një miku të Ministrit të atëhershëm të Brendshëm që ishte, Taulant Balla.
“Ta lidhësh një kod të kodit Sky-ECC me Pëllumb Gjokën është kurajo shumë e madhe. Pëllumb Gjoka ka mohuar të jetë përdorues i përdorimit të Sky-ECC. Nuk ka asnjë gjurmë që të ligjin kodin në Sky-ECC me personin.
Nuk ka asnjë gjurmë që të lidhë kodin në Sky-ECC me personin. Banesat e Pëllumb Gjokës janë kontrolluar me imtësi. Kemi 14 muaj që po merremi me këtë. Ata janë prova, janë të dhëna të marra në mënyrë haptazi të paligjshëm, janë përgjime masive që janë marrë në Francë nuk mund të përdoren në një proces gjyqësor. Rast i paprecedent ajo qe ka deklaruar Gaz Bardhi i cili është jurist. Pëllumb Gjoka nuk ka patur Skay“, tha Manjani.
Ndërsa avokati tjetër i Pëllumb Gjokës, Gurali Brahimllari tha se duhet të veprojnë organet ligjzbatuese, pasi kjo konsiderohet një dosje sekret dhe Gazment Bardhi duhet të thotë nga e ka marrë dosjen.
Biznesmeni Gjoka është arrestuar në kuadër të operacionit “metamorfoza” i dyshuar për disa vepra të rënda penale.