Lajme

“Pëllumb Gjoka emëroi drejtorin e policisë”- Ylli Manjani i përgjigjet Bardhit: Nuk ka përdorur Sky-ECC

Avokati i biznesmenit, Pëllumb Gjokës, Ylli Manjani i është përgjigjur sot (13 shtator) nga SPAK deklaratave të bëra nga deputeti demokrat, Gazmend Bardhi i cili duke lexuar përgjimet e Sky- ECC tha se drejtori i Policisë së Shkodrës është emëruar nga Pëllumb Gjoka duke i kërkuar favor një miku të Ministrit të atëhershëm të Brendshëm që ishte, Taulant Balla.

“Ta lidhësh një kod të kodit Sky-ECC me Pëllumb Gjokën është kurajo shumë e madhe. Pëllumb Gjoka ka mohuar të jetë përdorues i përdorimit të Sky-ECC. Nuk ka asnjë gjurmë që të ligjin kodin në Sky-ECC me personin.

Nuk ka asnjë gjurmë që të lidhë kodin në Sky-ECC me personin. Banesat e Pëllumb Gjokës janë kontrolluar me imtësi. Kemi 14 muaj që po merremi me këtë. Ata janë prova, janë të dhëna të marra në mënyrë haptazi të paligjshëm, janë përgjime masive që janë marrë në Francë nuk mund të përdoren në një proces gjyqësor.  Rast i paprecedent ajo qe ka deklaruar Gaz Bardhi i cili është jurist. Pëllumb Gjoka nuk ka patur Skay“, tha Manjani.

Ndërsa avokati tjetër i Pëllumb Gjokës, Gurali Brahimllari tha se duhet të veprojnë organet ligjzbatuese, pasi kjo konsiderohet një dosje sekret dhe Gazment Bardhi duhet të thotë nga e ka marrë dosjen.

Biznesmeni Gjoka është arrestuar në kuadër të operacionit “metamorfoza” i dyshuar për disa vepra të rënda penale.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

18 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

19 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

19 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

19 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

19 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

19 hours ago

This website uses cookies.