Pemët dekorative, Dajçi konkurrues rajonal / Rritet eksporti, bizneset e zonës shtojnë sipërfaqet e mbjella me fidanë

pemet dekorative

pemet dekorative

Zona e Dajçit në bashkinë e Shkodrës po zë një vend lider në Rajon, por edhe më gjërë duke u bërë e njohur për kultivimin e bimëve dekoratike, ku në një një vit eksportohen përafërisht 100 mijë fidanë të tillë. Pjesa më e madhe e fermerëve që kultivojnë bimë dekorative në këtë zonë janë specializuar ne Itali, aty ku ata kanë punuar për disa vite në këtë sektor.Një prej tyre është edhe Vasel Macaj, i cili edhe më mbështetjen e fëmijëve në emigracion ka arritur që të ngrejë një biznes të vogël për prodhimin e fidanëve të bimëve dekorative.

Në zonën e Dajçit vazhdimisht zbarkojnë kamionë  të bizneseve të ndryshme që operojnë në  Kosovë. Ata janë blerësit kryesor të pemëve dekorative.

Njësia Administrative e Dajçit, me 11 fshatra, është ndër më të rëndësishmet në zonën fushore të Nënshkodrës, me ndikim të ndjeshëm në prodhimin bujqësor dhe blegtoral. Por, që nga viti 2010, kur Nënshkodra u përfshi nga përmbytjet masive, zona vazhdon të vuajë pasojat e përmbytjeve thuajse të përvitshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.