Lajme

Penalltia e Alvarez, UEFA: Edhe pse minimale, prekja është. Po vlerësojmë ndryshimin e rregullit

Një ditë polemikash të nxehta në Madrid dhe nuk mund të ishte ndryshe pas eliminimit të Atletikos përballë Realit pas shortit të penalltive ku u pa edhe rasti i Alvarez: penalltia e ekzekutuar nga argjentinasi, që përfundoi me gol, u anulua pas një kontrolli VAR për një prekje të dyfishtë të topit. Një zgjedhje e diskutueshme edhe sepse UEFA nuk shfaqi imazhe që sqarojnë përfundimisht çështjen.

Mes atyre që betohen se prekja e dyfishtë është evidente dhe atyre që thjesht nuk e panë, UEFA donte të sqaronte duke lëshuar një deklaratë zyrtare: “Atletico Madrid ka kërkuar informacion nga UEFA në lidhje me situatën që çoi në anulimin e golit të Julián Alvarez në fund të ndeshjes kundër Real Madridit”.

“Edhe pse minimale, lojtari preku topin duke përdorur këmbën e tij mbështetëse përpara se ta shkelmonte, siç tregohet në video. Sipas rregullit aktual, VAR-it i duhej të thërriste arbitrin duke sinjalizuar se goli duhet të anulohej. UEFA do të hyjë në diskutime me FIFA dhe IFAB për të përcaktuar nëse rregulli duhet të rishikohet në rastet kur një prekje e dyfishtë është qartësisht e paqëllimshme”.

Prandaj, UEFA deklaron se është e gatshme të vlerësojë përsëritjen e mundshme të një penalltie në rast të një prekjeje të dyfishtë në vend që thjesht të anulojë goditjen.

Një deklaratë që është me shumë interes edhe për Atletico-n, që në orët pas përfundimit të ndeshjes i kishte kërkuar UEFA-s shpjegime dhe që pas kësaj deklarate të shumëpritur, sipas Marca-s duhet të lëshojë një deklaratë që mund të kërkojë edhe riluajtjen e ndeshjes: duhet ta bëjë këtë brenda 24 orëve nga përfundimi i ndeshjes, kështu që është një garë me kohën.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Begaj mesazh para zgjedhjeve të 11 majit: Test pjekurie politike. Ushtroni të drejtën e votës me dinjitet

Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh të gjithë shqiptarëve, institucioneve dhe partive…

3 hours ago

Sfida për titullin kampion U-15 / Java e fundit e kampionatit rezervon duelin direkt Tirana-Vllaznia

Të shtunën, në fushën “Skënder Halili” në Tiranë luhet sfida më vendimtare e sezonit për…

4 hours ago

Lushaj mbyll fushatën / Banorët e Rajonit nr. 4 të Shkodrës, pritje entuziaste kandidatit të PD- ASHM

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Arben Lushaj, ka mbyllur fushatën elektorale…

4 hours ago

Beci: Votë masive për PS më 11 maj / Kandidatët socialistë takime me banorët në fshahtin Dobraç i Ri

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Benet Beci , është takuar me banorë të zonës Dobraç…

4 hours ago

Beci: Transformimi duhet të vijojë – Drejtuesi politik i PS-së ka bërë thirrje për një numër të lartë deputetësh nga Shkodra

Lagjja “Mark Lula” ka qenë ndalesa e radhës e kandidatëve të Partisë Socialiste në Shkodër.…

4 hours ago

Spahia e mbyll fushatën në Postribë / Kandidati i PD- ASHM: Fitorja e 11 majit, për Shkodrën e Shqipërinë Madhështore

Postriba, “Nderi i Kombit”, u përzgjodh për mbylljen e fushatës elektorale në njësitë administrative të…

4 hours ago