Penalltitë i buzëqeshin Francës: Felix gabon, Theo dërgon Bleus në gjysmëfinale

Franca arrin Spanjën në gjysmëfinalet e Euro 2024 falë suksesit të arritur me penallti (3-5) ndaj Portugalisë në çerekfinale. Në Volksparkstadion të Hamburgut, ndeshja u ndez në pjesën e dytë me raste nga të dyja palët. Megjithatë, gjithçka mbeti e bllokuar, duke shkuar përtej kohëshs ë rregullt, duke mbetur 0-0 edhe pas 120 minutash.

U desh të pritej “lotaria” e penalltive për të mësuar skuadrën e kualifikuar për në gjysmëfinale, që është Franca. Portugezët u ndëshkuan nga gabimi i Joao Felix nga pika e bardhë.

Franca, edhe pse ende nuk ka shënuar gol nga aksion, është në gjysmëfinale dhe do të përballet me Spanjën në Mynih. Në Hamburg, përzgjedhja e Deschamps kishte nevojë për penallti për të Portugalinë në një ndeshje me mundësi pak a shumë të njëjta nga të dyja palët. Kampionati Europian përfundon edhe për Cristiano Ronaldon, pa gol të shënuar.

Penalltitë:

Dembélé (F) gol, Ronaldo (P) gol, Fofana (F) gol, B. Silva (P) gol, Koundé (F) gol, J. Felix (P) shtyllë, Barcola (F) gol, N. Mendes (P) gol, T. Hernandez (F) gol

Mbyllen 120 minuta lojë dhe asgjë nuk ndryshon, gjithmonë 0-0 mes Portugalisë dhe Francës. Është momenti për të provuar fatin tek pika e penalltisë.

116′ – Goditje këndi për Portugalinë, Ronaldo kryen një faull në sulm ndaj Upamecano-s duke tentuar një goditje.

112′ – Dembélé bën gjithçka shumë mirë duke synuar në të djathtë. Gjithçka, përveç goditjes. Asnjë detaj këtu…

106′ – Portugalia zëvendëson Rafael Leão, në vend të tij vjen João Félix

106′ – Franca zëvendëson Kylian Mbappé, në vend të tij Bradley Barcola

105′ – Fillon pjesa e dytë shtesë! Ndryshimet e fundit për Deschamps dhe Martinez

Fundi i pjesës së parë shtesë. Një shans i mirë për secilën palë, tani 15 minutat e fundit

104′ – Ritëm i ngadaltë i ndeshjes, dy skuadrat duken më shumë të frikësuar për të pranuar gola sesa të vendosura për ta bërë këtë.

93′ – Lëvizja e Ronaldos në qendër të zonës franceze shpërblehet, por kampioni portugez nuk arriti të gjente golin, gjuajti drejt yjeve.

Nis koha shtesë në Portugali-Francë 0-0.

90 minuta lojë dhe vetëm 0-0 në sfidën çerekfinale mes Portugalisë dhe Francës në Volksparkstadion të Hamburgut. Skuadrat i drejtohen shtesës.

90’+1′ – Rinisje e shkëlqyer nga Marcus Thuram në të djathtë, i aftë për të sfiduar Pepen me shpejtësi pikërisht brenda zonës së rreptësisë. Mirëpo, duelin e fiton mbrojtësi 41-vjeçar, goditje këndi!

88′ – Sulm i shpejtë për Francën, por topi për përfundimin bie në këmbën e Kanté: gjuajtja me këmbën e djathtë e mesfushorit  francez është e dobët dhe qendrore, një tjetër mundësi e humbur.

85′ – Ronaldo ekzekuton një goditje dënimi, por gjuajtja e tij me këmbën e djathtë godet murin. Mes Kupës së Botës dhe Europianit, Ronaldo ka realizuar 62 goditje të lira, vetëm një gol…

70′ – Edhe njëherë francezët! Camavinga kishte mundësinë për të ndëshkuar portugezët, por finalizimi është i gabuar.

66′ – Mundësi për Francën! Devijim i pabesueshme i Ruben Dias në tentativën e Kolo Muani! Ndërhyrja e mbrojtësit portugez mbyti festën e golit të tifozëve francezë, e çmendur!

61’ – Maignan vendimtar! Portieri shpëton Francën me një refleks të jashtëzakonshëm në gjuajtjen e ulët me këmbën e djathtë të Bruno Fernandes! Ndërsa aksioni vazhdoi, gjuajtja e Cancelos përfundoi lart. Portugalia afër shënimit!

54′ – Cristiano Ronaldo lëvizi gjerësisht në të majtë për të hyrë në zemër të lojës. Mundohet të shërbejë për shokët e tij dhe gjen një goditje këndi

52′ – Mundësi për Francën! Theo Hernandez kalon me shpejtësi Cancelo, krosi i ulët pret të gjithë zonën e vogël, por Kolo Muani është shumë vonë dhe nuk e arrin topin!

Nis pjesa e dytë, nuk ka ndryshime nga të përzgjedhurit pas pushimit.

Mbyllet pjesa e parë

42’ – Goditje dënimi për Portugalinë. Bruno Fernandes provon me një goditje të zgjuar, por pa arritur të gjejë kuadratin.

38′ – Bernardo Silva dhe Cancelo provojnë nga e djathta, por krosi i ulët kontrollohet mirë nga Koundé në shtyllën e largët, i aftë për të shmangur sulmin e Leaos.

28′ – Mbappé fitoi duelin e shpejtësisë me Nuno Mendes. Megjithatë, Portugalia arriti të rikthehej shpejt, duke refuzuar goditjet e Griezmann dhe Hernandez. Por çfarë shpejtësie nga Kylian??

27′ – Leao ndizet sërish, këtë mbrëmje shumë më në lojë dhe më i kërkuar nga shokët e tij në krahasim me ndeshjet e tjera. Lojtari i Milan kalon Koundé dhe detyron Upamecano të dërgojë topin në këndore

25′ – Në këtë moment është Franca ajo që ka marrë komandën e operacioneve dhe ritmin në fushë.

16′ – Leao në sulm! Zbritje në të majtë kundër Koundé dhe topit në mes të zonës ku, megjithatë, Bernardo Silva nuk arrin të finalizojë.

15′ – Gabim i Maignan të cilit i mungon komplet kontrolli i topit në pasimin e Saliba-s, por për fatin e tij çdo gjë mbyllet pa probleme.

12′ – Skenari i ndeshjes është i qartë tani për tani: topi i lojës i është lënë Portugalisë, që ndizet me veprime individuale. Taka e Leaos çliron sërish Nuno Mendes, por krosimi mungon

5’ – Portugalia u kundërpërgjigj duke zotëruar topin dhe duke u pozicionuar në gjysmën e fushës franceze. Ronaldo është kapur në mes nga Saliba dhe Upamecano, një mbrëmje jo e lehtë.

2′ – Franca e nisi fuqishëm menjëherë me presion shumë të lartë në pjesën e Portugalisë. Kante dhe Koundé sulmojnë lart, duke i lënë më pas Griezmann detyrën për të provuar lojën mes rreshtave. Aksioni i parë humbet nga pasimi i fundit i Kolo Muanit

1’ – Francezët shkelmojnë të parët topin

Një tjetër super ndeshje në çerekfinalen e Euro 2024. CR7 në sulmin e Portugalisë, me Martinez që konfirmon të njëjtën 11-she si në 16-she. Deschamps është pa Rabiot, jashtë për shkak të skualifikimit, Camavinga gati në vend të tij, Kolo Muani fiton balotazhin me Thuram. Kushdo që kalon përballet me Spanjn.

PORTUGALI-FRANCË

Portugalia(4-2-3-1): Diogo Costa; Cancelo, Ruben Dias, Pepe, Mendes; Vitinha, Palhinha; Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Leao; Cristiano Ronaldo. Trajner: Martinez

Franca(4-3-3): Maignan; Koundé, Upamecano, Saliba, Theo Hernandez; Kanté, Tchouameni, Camavinga; Kolo Muani, Mbappé, Griezmann. Trajner: Deschamps

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.