Pendarovski në Prishtinë
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski do të zhvillojë këtë të enjte një vizitë zyrtare në Kosovë.
Në orën 11 do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani.
Policia e Kosovës ndërkohë ka bërë të ditur se për mbarëvajtjen e vizitës së Pendarovskit janë ndërmarrë një sërë masash.
Mes tyre është edhe ndërprerja e përkohshme e qarkullimit rrugor në akset e kryeqytetit Prishtinë ku do të kalojë autokolona me të cilën do të lëvizë kreu i shtetit fqinj dhe eskorta që e shoqëron. Në afërsi të ndërtesave shtetërore do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.