d7e21b7af89c4e4d84f2c06c3276050f
Personi që shihni në këtë video, e që i përket tri muajve më parë, është Artan Tafani, i cili grabiti 30 mijë euro në një pikë këmbimi valutor në zonën e Unazës së Re në kryeqytet.
Policia e Shtetit e shpalli në kërkim asokohe, por sipas të dhënave brenda saj, bëhet e ditur se ai është prangosur në Elbasan, dhe jo vetëm kaq, por ka dyshime se ai është kthyer në të penduari e drejtësisë, duke dhënë informacione për rreth 20 ngjarje kriminale, gjashtë prej të cilave vrasje të bujshme në disa qytete.
39-vjeçari, që rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka rrëfyer se dy prej vrasjeve kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan, Korçë, Lushnje dhe Tepelenë.
Nga të dhënat ende të pakonfirmuara nga dikasteri blu dyshohet se i përkasin: Çajup Selimit, Alban Semakut, Albi Bashaliut, Lulzim Qorrit, Fridmand Xhaferrajt dhe Dikens Halilit.
Bëhet e ditur se, fill pas dëshmisë së Tafanit, Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe me SPAK, kanë nisur një operacion në disa qytete, ku mësohet se deri tani janë firmosur 15 urdhër-arreste me vendim gjykate, nga të cilat janë ekzekutuar 5 prej tyre.
Dy persona janë prangosur në Tepelenë, dy në Pogradec dhe një vajzë në Lushnje.
Artan Tafani rezulton se është pjesë e bandës së Laert Hxhiut, i cili kërkohet nga autoritetet ligjzbatuese në vend, për 3 ngjarje kriminale, mes të cilave “masakra e Lushnjes”, ku mbetën të vrarë gabimisht Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.
Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…
Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…
Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi ,…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…
Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…
Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…
This website uses cookies.