Pensionet, arrestime në postën shqiptare/ Ulsi Manja: Apel qytetarëve, denonconi rastet e shkeljeve ligjore

ulsi

ulsi

Shtatë punonjës të Postës Shqiptare janë arrestuar, pasi përvetësonin pensionet dhe ndihmën ekonomike të personave me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit. Bëhet fjalë për 7 punonjës në filialet Dibër, Shkodër dhe Tropojë të cilët i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 33 mln lekësh.Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili shkruan se punonjësit janë arrestuar nga Agjentët e Antikorrupsionit pas denoncimeve që kanë bërë qytetarët. Përvetësonin pensionet duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 33.000.000 lekësh, 7 zyrtarë para drejtësisë! Falë denoncimeve të qytetarëve, Agjentët tanë të Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit! Zero tolerancë për zyrtarët që abuzojnë me ligjin për përfitime personale! Inkurajoj të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të korrupsionit që hasin në zyrat shtetërore. Bëj pjesën tënde në luftën kundër korrupsionit. shkruan Manja ne rrjetin social facebook.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.