Pensionet do indeksohen 4,1% – Vendimi i Sigurimeve Shoqërore i dërgohet qeverisë
Këshilli Administrativ i Institutit te Sigurimeve Shoqërore ka miratuar dërgimin për shqyrtim në Ministrinë e Ekonomisë, projektvendimin për “Për indeksimin e pensioneve” ne masën e 4.1%. Nëse do te miratohet nga 1 tetori 791 mijë pensioniste do të marrin pensionet e indeksuara për rritjen e çmimeve.
Efekti që do të ketë ky indeksim në buxhet do të jetë 1.7 miliardë lekë deri në fund të vitit. pensioneve”. Në këtë projektvendim parashikohet që të indeksohen pensionet e plota, ato te pjesshme, te reduktuara te invaliditetit , familjare dhe pensionet e parakohshme të pleqërisë.
Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë projekt vendim do të përfitojnë rreth 791,257 përfitues sipas numrit të përfituesve aktual dhe planifikimit të përfituesve të ardhshëm deri më date 31.12.2024.
Nga të cilët 721,705 janë pensione nga skema e detyrueshme dhe 68,613 janë pensione nga programe të veçanta të qeverisë, skema suplementare apo trajtime të veçanta. Ky projektvendim pritet të dërgohet për në Qeveri nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe të miratohet brenda muajit shtator 2024.