Pensionet merren në bankë, zv.drejtorja e Mbikëqyrjes në BSH për RTSH: Ligji ofron zero taksë për shërbimet bazike
Është koha për të aplikuar për një shërbim bankar të ri që lehtëson të gjithë pensionistët, por jo vetëm. Llogaria për shërbimet bazike, një ligj i miratuar tashmë, është plotësuar me aktet nënligjore dhe fton përfituesit të aplikojnë.
Jonida Kaçani, nga Departamenti i Mbikqyrjes i Bankës Qëndrore tregon hollësitë.
“Meqenëse ligji ka hyrë të fuqi, të gjithë të interesuarit duhet të paraqiten pranë bankave dhe të kërkojnë të hapin këto llogari me qëllim që të përfitojnë nga shërbimet e parashikuara”, tregoi ajo.
Po cilat janë kostot për një shërbim të ri të ofruar nga Banka e Shqipërisë dhe cila është rruga për t’i përfituar këto shërbime?
“Është një mundësi që i jep atyre të kryejnë transaksione në lekë dhe brenda territorit, me kosto zero ose të të arsyeshme”, tha ajo.
Funksionarja e lartë e Bankës së Shqipërisë tregon edhe pse duhet aplikuar për të përfituar një shërbim të ri, që lehtëson një numër prej jo më pas se 600 mijë pensionistësh që sot paguhet nëpërmjet agjencive Ligji i jep mundë tjera, në ndërkohë që pagesa për shërbimet bazike është një risi në transaksionet bankare.
“Ligji i jep mundësi individëve që të kenë një llogari për të kryer transaksione pagesash të gjithë atyre individëve që më parë nuk e kishin këtë mundësi”, shtoi ajo.
Llogaria e Shërbimeve bazike është një mundësi që iu ofrohet më shumë se 13 kategorive që fillon nga pensionistët, studentët dhe shtresat e tjera që nuk kanë pasur mundësi të aksesojnë tregun bankat, edhe për shkak të kostove që aplikojnë bankat tregtare të nivelit të dytë. Ligji i ri ofron zero taksë për shërbimet bazike bankare. Është koha për të aplikuar për të përfituar nga ky ligj.