Categories: LajmeEkonomi

Pensionet përmes bankave, ekspertja e ekonomisë: Zonat rurale do hasen me vështirësi

Tërheqja e pensioneve përmes kartave bankare, është projekti që po përflitet nga qeveria të vihet në zbatim duke filluar nga muaji prill i këtij viti. Por pikëpyetjeve nëse pensionistët janë gati për këtë fazë të re e vështirësitë me të cilat mund të përballen, u ka dhënë përgjigje ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”.

Si çdo fillim procesi, do ketë vështirësitë e veta. Procesi ka nevojë për fazën e fazë, që është faza e pilotimit. Qeveria parashikon që dhënia e pensionit të kalojë përmes sistemit bankar. Dega e thesarit i transferon pensionet përmes bankave të nivelit të dytë, aty ku pensionistët do hapin llogaritë bazike. Automatikisht punonjësit e bankës bëjnë pajisjen e pensionistëve me kartën bankare.

Momentet e para nuk mund të pretendohet se do realizohet, e para për aftësinë dhe mundësinë që kanë pensionistët për të përdorur sistemet bankare dhe e dyta lidhet me mundësitë e sistemit bankar se sa hapësira ka apo shtrirje në të gjithë vendin ka, që pensionisti të bëjë tërheqjen përmes sistemit bankar. Ne e dimë që në zonat më të thella, zonat rurale, sistemi bankar është më i kufizuar për një arsye të thjeshtë se dhe kërkesa për këto shërbime është më e ulët.

Qytetet e mëdha do jenë hapi i parë për të zbatuar këtë politikë të re dhe qytetet e tjera në periudhat në vijim”, u shpreh ajo.

Në lidhje me vështirësitë me të cilat do të përballen pensionistët për të përdorur sistemin bankar, ekspertja e ekonomisë u shpreh se vendet rurale dhe qytetet e vogla janë ato të cilat do të përshtaten më vonë me këtë proces të ri.

Nuk gjykoj se do sjellë kolaps. Pensionistët që kanë më pak të njohur me pjesën e përdorimit të sistemit bankar, do kenë vështirësitë e para.

Sikurse është risku zero që mund të vidhet paraja nga sistemi bankar, këta individë duhet të jenë të kujdesshëm që të dhënat e bankës të mos ua japin të tjerëve.

Janë dy probleme: familjariteti i pensionistëve për përdorimin e sistemit bankar; dhe shtrirja e sistemit bankar në të gjithë vendin dhe lehtësitë që do u ofrojë pensionistëve”, deklaroi ekspertja.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Tym i zi nga Kapela Sistine, kardinalët nuk arrijnë të zgjedhin Papën e ri në ditën e parë të konklavës

Tym i zi u ngrit të mërkurën nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, duke…

4 hours ago

Ruiz dhe Hakimi shtangin Arsenalin, PSG në finale me Interin

Inter-PSG do të jetë finalja e Champions League 2024/2025. Pas fitores së ngushtë në Londër,…

4 hours ago

Ekskluzive! Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…

18 hours ago

“Kupa e Botës 2026”, Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëron tifozët me “Barbin e akullt”

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…

18 hours ago

Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…

20 hours ago

Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…

20 hours ago