Categories: LajmeEkonomi

Pensionet, përtej bonusit të fundvitit-Qeveria ka gati në fund të dhjetorit studimin e ri

Fundi i muajit dhjetor të këtij viti është afati zyrtar i një studimi të plotë, të ndërmarrë nga qeveria shqiptare, për të ndryshuar ligjin ekzistues të pensioneve. Pas nëntë viteve, ekzekutivi gjykon se ka ardhur koha të korrektohet ligji i vitit 2014, i cili, sipas zyrtarëve publikë, nuk ka dhënë rezultatet e pritshme.

Është pikërisht ky studim, i cili po ndihmohet nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që pritet të ndryshojë skemën e rritjes së pensioneve, jo duke u nisur nga indeksimi sipas normës së inflacionit, që reforma e vitit 2015 e sanksiononte në ligj, por sipas një formule të re, që pritet të dalë nga studimi i fund dhjetorit.

Pas pothuajse nëntë vitesh, Qeveria po shikon mundësinë e ndërhyrjes në skemë. Edhe pse skema e re nuk është ende publike, burime nga Këshilli i Ministrave saktësojnë se vendimmarrja e re nuk do të ketë fuqi prapavepruese, ç’ka do të thotë se prej saj nuk do të përfitojnë pensionistët aktualë.

Për vitin 2024, janë rreth 42 milionë dollarë, të cilat do të shkojnë për indeksimin e pensioneve.  Por ende qeveria nuk e ka gati formulën e rishikimit të masës së përfitimit për pensionistët, formulë e cila do të varet nga të dhënat që do të gjenerojë studimi.

Edhe pse sistemi i pensioneve në Shqipëri ka kaluar një sërë reformash të rëndësishme, këto reforma nuk kanë mjaftuar për të shmangur një krizë në vitet e ardhshme, nisur nga tendencat demografike të popullsisë.

Varianti i propozuar nga Banka Botërore, futja e sistemit me shumë shtylla, aplikuar në shumë vende evropiane të cilat kanë arritur të shmangin problemin e plakjes së popullsisë, duken të përshtatshme për shumë dekada të tjera në vendin tonë.

Skema shqiptare e pensioneve nuk konsiderohet e qëndrueshme për shkak të normës së kontributit për punonjësit, e cila nuk mjafton për të mbuluar nevojat për pagesa pensionesh.

Sipas studimeve të ekpsertëve ekonomikë, qëndrueshmëria sociale dhe financiare e sistemit të pensioneve mbetet e pambrojtur.

Ajo vuan nga një deficit i lartë që e bën atë financiarisht të ndaluar. Si rezultat, çdo qeveri që ka drejtuar vendin në këto kohë tranzicioni është vendosur në vështirësi dhe është detyruar të pranojë financimin e skemës nga buxheti i shtetit.

Skema ofron përfitime më të ulëta për disa kategori. Shuma e pensionit për shumicën e përfituesve është nën nivelin e duhur për të përmbushur nevojat bazë të jetës. Me skemën ekzistuese, 35 vite sigurime shoqërore nevojiten si kontribute për përfitimin e plotë të pensionit ndërsa periudha minimale për të siguruar pensionin është 15 vite.

Për të përfituar pensionin e plotë, një person përveç kriterit të plotësimit të moshës, duhet të ketë 35 vite punë me sigurime të paguara. Nëse vitet e punës nuk plotësohen, atëherë personat nuk plotësojnë pension të plotë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se nga viti në vit, pensionistët e rinj nuk arrijnë të përmbushin kriterin e viteve të punës. Vitin e kaluar personat që dolën në pension kishin punuar me sigurime mesatarisht 28 vite ose 7 vite më pak, se kriteri ligjor 35 vite për pension të plotë.

Gazetar: Bardhi Sejdarasi

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

19 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

19 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

19 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

20 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

20 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

20 hours ago

This website uses cookies.