Pensioni familjar, eksperti Hoxha zbulon kushtet që duhen plotësuar për ta përfituar

Si përcaktohet pensioni familjar, cilat janë kushtet që duhen përmbushur dhe çfarë përfiton e veja apo i veu, ishin disa nga pyetjet e ngritura në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, të cilave u dha përgjigje eksperti për sigurimet shoqërore Kujtim Hoxha.

Ky i fundit u shpreh se e veja apo i veu duhet të dorëzojnë dokumentacionin i cili përmban certifikatën familjare, certifikatën e vdekjes dhe vjetërsinë e punës, më qëllim përllogaritjen e vjetërsisë në punë.

“Ka disa kushte për të përfituar pensionin familjar: Mbi bazën e moshës i lind e drejta për të fituar pensionin që do merrte i ndjeri nëse do ishte gjallë dhe kjo llogaritet, se ai mund të ketë ndërruar jetë që nga fillimi i karrierës së tij në punë dhe deri në një moment të caktuar për shkaqe nga më të ndryshme. Kur ai ndërron jetë në një periudhë të hershme, pensioni që do merrte bashkëshorti pas vdekjes së tij, do e marrë në bazë të të ardhurave që llogariten si rezultat i kontributeve që ka dhënë ky më parë. Ka një vjetërsi në punë që llogaritet mbi bazën e librezës së punës për periudhën para ’93 dhe pas ’93 është detyrim ligjor ku llogariten kontributet faktike që ka derdhur në skemën e sigurimeve shoqërore, pra atë që ka grumbulluar.

Mbi bazën e kësaj, ai ose ajo merr pensionin dhe këtë të drejtë e gëzon deri sa mbush moshën për pension. Kur mbush moshën për pension e veja ose i veu, ka të drejtë të zgjedhë një nga pensionet, ose kontributet e tij ose të marrë pensionin familjar.

Në ligj është parashikuar, certifikata familjare, certifikata e vdekjes dhe vjetërsia e punës. Mbi bazën e vjetërsisë në punë bëhet llogaritja”, sqaroi eksperti.

Ai theksoi se pensioni familjar është i parashikuar në ligjin e sigurimeve shqoërore dhe përfitohet në rastet kur një nga bashkëshortët humbet jetën.

Pensioni familjar është një pension i parashikuar në ligjin e sigurimeve shoqërore dhe përfitohet në raste kur një nga bashkëshortët humbet jetën dhe pas tij përfitojnë të afërmit e familjes. Në rastin konkret pensioni familjar është i ndarë në disa pjesë që parashikon edhe mënyrën si përfitohet pensioni jo vetëm për të venë, por edhe atë që ka lënë pas.

Pensioni i pleqërisë klasifikohet mbi bazën e dokumentit që provon se një nga pjestërat e familjes ka ndërruar jetë.

Lind e drejta e pjesëtarëve të tjerë, bashkëshorti ose bashkëshortja, që të përfitoj pensionin që do të merrte në rast se do ishte gjallë i ndjeri ose e ndjera. Parashikohet që këtë pension familjar ta përfitojnë femrat në moshën 55 vjeç dhe meshkujt në moshën 60 vjeç kur partneri i tyre ndërron jetë”, u shpreh ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.