Lajme

Pensionistët protestojnë para kryeministrisë për rritjen e pagesës, minimumin jetik

Të mërkurën para kryeministrisë, pensionistë të shumtë dolën në protestë me kërkesat për të diskutuar me institucionet përgjegjëse mbi rritjen e vlerës së pensioneve dhe miratimin e minimumit jetik.

Viti ka 12 muaj. Ne na japin një bonus për 1 vit. Çfarë të bëjmë për 11 muajt e tjerë?

Ne duam të paktën 500 mijë lekë pension. Me 200 mijë lekë asgjë nuk bën!

112 vjet shtet shqiptar dhe sot të mos marrësh çapin e bukës është skandal.

Nuk është demokraci kjo. Kur vijnë pensionistët, përfaqësues të 525 mijë pensionistëve që marrin më pak se 200 euro dhe nuk vjen qeveria t’i takojë, ky është krim, fashizëm. Kjo është diktaturë!” u shprehën disa protestues.

Pranë godinës së kryeministrisë, të pranishmit përsëriten kërkesën për t’u takuar me përfaqësues të qeverisë.

Qeveria ka premtuar bonus për rreth 700 mijë pensionistë në shumat 100 deri 150 euro, të cilat kryeministri Edi Rama ka premtuar se do t’i aplikojë edhe në pranverë.

Aktualisht në Shqipëri, skema kombëtare e pensioneve financohet nga sigurimet shoqërore të paguara nga të punësuarit, si dhe nga buxheti i shtetit. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

4 hours ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

4 hours ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

4 hours ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

4 hours ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

4 hours ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

4 hours ago

This website uses cookies.