Pentagoni njofton mision ndërkombëtar për mbrojtjen e anijeve tregtare në Detin e Kuq

Pentagoni

Pentagoni

Shtetet e Bashkuara dhe një numër vendesh të tjera po krijojnë një forcë të re për të mbrojtur anijet e mallrave që kalojnë tranzit në Detin e Kuq, të cilat janë sulmuar nga dronët dhe raketat balistike të lëshuara nga zonat e kontrolluara nga rebelët Houthi në Jemen. Kjo u bë e ditur nga Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin të martën në Bahrein.

Serioziteti i sulmeve, disa prej të cilave kanë dëmtuar anijet, ka bërë që kompani të shumta të marrin vendim që anijet e tyre të mos hyjnë në ngushticën Bab el-Mandeb derisa të zgjidhet problemi i sigurisë.

Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane raportoi për dy sulme të tjera ndaj anijeve tregtare të hënën. Një goditje nga një dron sulmues dhe një raketë balistike e cila goditi një cisternë pranë Jemenit, afërsisht në të njëjtën kohë që një anije mallrash raportoi për një shpërthyes në ujë afër tyre. 

“Kjo është një sfidë ndërkombëtare që kërkon veprim kolektiv”, tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin në deklaratën e lëshuar pak pas mesnate në Bahrein. “Prandaj sot po shpall themelimin e Operacionit ‘Prosperity Guardian’, një iniciativë e re shumëkombëshe e rëndësishme e sigurisë.”

Ka rreth 400 anije tregtare që kalojnë tranzit nga Deti i Kuq jugor, një zonë afërsisht sa madhësia e Uashington DC në Boston, në çdo kohë të caktuar, u tha një zyrtar i lartë ushtarak gazetarëve që po udhëtonin me Austin në rajon.

Britania, Bahreini, Kanadaja, Franca, Italia, Holanda, Norvegjia dhe Spanja, do t’i bashkohen Shteteve të Bashkuara në misionin e ri, njoftoi zoti Austin. Disa nga vendet do të kryejnë patrulla të përbashkëta, ndërsa të tjerat ofrojnë mbështetje në fushën e zbulimi mbi pjesën jugore të Detit të Kuq jugor dhe Gjirin e Adenit.

Disa vende të tjera kanë rënë dakord gjithashtu të përfshihen në operacion, por preferojnë të mos përmenden publikisht, tha një zyrtar i mbrojtjes në kushte anonimiteti.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar gjithashtu Këshillit të Sigurimit të OKB-së të ndërmarrë veprime kundër sulmeve ndaj anijeve të mallrave në këtë zonë.

Në një letër drejtuar anëtarëve të Këshillit të Sigurimi, të cilën e ka parë agjencia e lajmeve Associated Press, ambasadorja amerikane Linda Thomas-Greenfield tha se sulmet rebelëve Houthi kundër anijeve tregtare, që kalojnë ligjërisht në rrugët ujore ndërkombëtare, vazhdojnë të kërcënojnë “të drejtat dhe lirinë e lundrimit, sigurinë ndërkombëtare detare dhe tregtinë ndërkombëtare”.

15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së diskutuan mbi kërcënimin nga sulmet e forcave të rebelëve Houthi prapa dyerve të mbyllura të hënën, por nuk morën asnjë veprim të menjëhershëm.

Tre luftanije amerikane, ‘USS Carney’, ‘USS Mason’ dhe një luftanije e marinës kanë patrulluar çdo ditë nëpër ngushticën Bab el-Mandeb për të ndihmuar në parandalimin e sulmeve nga rebelët Houthi.

Vendimi për krijimin e një operacioni të zgjeruar erdhi pasi tre anije tregtare u goditën nga raketat e lëshuara nga luftëtarët e grupit Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen më 3 dhjetor. Këto sulme ishin pjesë e një fushate të përshkallëzuar të dhunës që përfshinte gjithashtu sulme me dronë dhe lloje të tjera armësh kundër luftanijeve amerikane.

Deri më sot, Shtetet e Bashkuara nuk jane përgjigjur me sulme kundër forcave të grupit Houthi në territorin e Jemenit. Të hënën, Sekreatri i Mbrojtjes Lloyd Austin nuk iu përgjigj pyetjes se pse Pentagoni nuk ishte kundërpërgjigjur sulmeve të grupit Houthi. AP

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.