Për 3 dekada në sfidë me rrugën – Vat Ndoja, apel institucioneve: Mjaft kemi vuajtur për rrugë !
Prej 3 dekadash, së bashku me kamioncinën e tij të vjetër, Vatë Ndoja përshkon thuajse çdo ditë aksin Shkodër-Shllak.
Rruga është arsyeja kryesore që sot krahina e Shllakut, e cila të regjistruar aty njeh më shumë se 1200 banorë, por resident janë më pak se 200
Njësia Administrative Shllak është vetëm 39 km nga qyteti i Shkodrës, ku 19 prej tyre kanë mbetur në këtë gjendje.
Me një përgjegjësi dyfishe për t’u mirëmbajtur mes Bashkisë Shkodër dhe asaj Vau Dejës, banorët e saj kërkojnë më shumë vemendje, mes tyre edhe Vata i cili më shumë se askush e njeh rëndësinë e rrugës.