Për herë të parë çmimi “Koliqi” – Në edicionin e parë u nderuan shkrimtarët Ridvan Dibra dhe Andreas Dushi

Biblioteka “Marin Barleti” organizoi një veprimtari, ku në fokus ka nderimin e figurave të spikatura të letërsisë. Nga salla “Koliqi” ngriti siparin çmimi me të njëjtin titull, i mbështetur nga ana monetare nga një qytetar shkodran i diasporës.
Ridvan Dibra u nderua me çmimin “Koliqi” të Karrierës për kontributin e çmuar jetësor në krijimin dhe receptimin e letërsisë shqipe të pas viteve ’90, ndërsa Andreas Dushi me çmimin “Koliqi” për Shkrimtarin e Ri.
Drejtuesja e Bibliotekës, Ledia Dushi beson se ky çmim është pikënisja e një tradite në formim.
Të pranishëm ishin shkrimtarë dhe poetë, figura akademike dhe aktorë të teatrit “Migjeni”. Këta të fundit interpretuan me mjeshtëri pjesë nga krijimtaria e shkrimtarëve që u vlerësuan me çmimin “Koliqi”.