Categories: LajmePolitikëRajoni

Për herë të parë në histori, në janar Maqedonia e veriut me kryeministër shqiptar

Për herë të parë në histori, nga janari i vitit të ardhshëm, qeveria e Maqedonisë së Veriut do të drejtohet nga një kryeministër shqiptar.

Pasi partitë politike të vendit fqinjë u takuan një ditë më parë dhe ranë dakord për mbajtjen në datën 8 maj 2024 të zgjedhjeve parlamentare, në bazë të marrëveshjes së koalicionit qeeritar mes BDI-së së Ali Ahmetit dhe LSDM-së se drejtuar nga kryeministri aktual Dimitar Kovaceski, 100 ditë para zgjedhjeve  parlamentare, vendi do të qeveriset nga një qeveri teknike me një kryeministër nga radhët e BDI-së.

Vendosëm në takim që në datën 24 prill të mbahet raundi i parëi zgjedhjeve presidenciale dhe në 8 maj të mbahet raundi i dytë i tyre si dhe zgjedhjet parlamentare. Sipas ligjit, qeveria teknike do të krijohet në datën 28 janar. Dhe si kryeministër, do ta përmbush këtë detyrim ligjor”,

VMRO DPMNE në opozitë, e drejtuar nga Hristjan Mickoski, kishte kërkaur që të mos kishte qeveri teknike.

Çështja e qeverisë teknike u hap në këtë takim, dhe nga ajo që u dëgjua,  nuk ekziston konsensus që të mos krijohet një qeveri e tillë, pse ne si opozitë e kemi kërkuar këtë”,  

Kovacevski ndërkohë u shpreh se në takim, partitë politike kishin shprehur konsensus të gjerë për ndryshimet në kodin zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, që kanë të bëjnë me financimin e partive dhe çështje tjera për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Por opozita shqiptare u largua nga mbledhja pas braktisjes së saj nga kryeparlamentari, Talat Xhaferi, i cili, sipas opozitës shqiptare nuk kishte dashur të bisedonte në lidhje kërkesën e saj që të përfaqësohej me një anëtar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.