“Për Kosovën, paqen në rajon dhe mësimet e nxjerra nga e shkuara”, Rama publikon video-mesazhin

rama 21

rama 21

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook një video-mesazh për Kosovën, paqen në rajon dhe mësimet e nxjerra nga e shkuara.

Rama deklaron se Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm.

Kryeministri  u shpreh se tejkalimi i së shkuarës dhe formësimi i së ardhmes së përbashkët, arrihet përmes bashkëpunimit dhe jo ngritjes së mureve “për fantazmat e së shkuarës që të fshihen pas lojërave të pafundme të fajit”.

“Për Kosovën, paqen në rajon dhe mësimet e nxjerra nga e shkuara. Pavarësisht sa përpiqeni, Kosova pavarësia e së cilës është sanksionuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale kreu 14 i kësaj Karte të Kombeve të Bashkuara.

Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm

Nëqoftëse paqja që zgjat në rajonin tonë sot është e prekshme, kjo së pari ka të bëjë me mësimet e nxjerra në mënyrën më efikase për të tejkaluar të shkuarën dhe për të formësuar një të ardhme të përbashkët përmes bashkëpunimit, jo përmes përçarjes, duke nxitur lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, e kapitaleve, jo duke rritur pengesa artificiale, barriera artificiale, por duke ndërtuar ura për fëmijët tanë, për të shijuar lirinë dhe begatinë, pavarësisht cila është gjuha e tyre, a raca e tyre, pavarësisht kombësisë së tyre.

E jo të ngremë mure për fantazmat e së shkuarës që të fshihen pas lojërave të pafundme të fajit”, thuhet në video-mesazhin e Ramës, dhënë ditën e djeshme (20 shtator) në Debatin e Nivelit të Lartë të KS në OKB.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.