Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook një video-mesazh për Kosovën, paqen në rajon dhe mësimet e nxjerra nga e shkuara.
Rama deklaron se Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm.
Kryeministri u shpreh se tejkalimi i së shkuarës dhe formësimi i së ardhmes së përbashkët, arrihet përmes bashkëpunimit dhe jo ngritjes së mureve “për fantazmat e së shkuarës që të fshihen pas lojërave të pafundme të fajit”.
“Për Kosovën, paqen në rajon dhe mësimet e nxjerra nga e shkuara. Pavarësisht sa përpiqeni, Kosova pavarësia e së cilës është sanksionuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale kreu 14 i kësaj Karte të Kombeve të Bashkuara.
Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm
Nëqoftëse paqja që zgjat në rajonin tonë sot është e prekshme, kjo së pari ka të bëjë me mësimet e nxjerra në mënyrën më efikase për të tejkaluar të shkuarën dhe për të formësuar një të ardhme të përbashkët përmes bashkëpunimit, jo përmes përçarjes, duke nxitur lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, e kapitaleve, jo duke rritur pengesa artificiale, barriera artificiale, por duke ndërtuar ura për fëmijët tanë, për të shijuar lirinë dhe begatinë, pavarësisht cila është gjuha e tyre, a raca e tyre, pavarësisht kombësisë së tyre.
E jo të ngremë mure për fantazmat e së shkuarës që të fshihen pas lojërave të pafundme të fajit”, thuhet në video-mesazhin e Ramës, dhënë ditën e djeshme (20 shtator) në Debatin e Nivelit të Lartë të KS në OKB.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.