Përballje kryesuesish në “Loro Boriçi”/ Memelli dhe Boshnjaku premtojnë fitore ndaj Egnatias

memelli 2
Java e gjashtë e kategorisë Abissnet Superiore luhet në dy ditë, e mërkurë dhe e enjte. Nesër, në kalendar janë tre ndeshje, Erzeni-Skënderbeu, Teuta-Kukësi dhe Vllaznia-Egnatia, ndërkohë që të enjten luhet vetëm Laçi-Dinamo, ndërkohë që derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana është shtyrë për datën 19 tetor. Në pritje të ballafaqimit, Vllaznia-Egnatia, trajneri Migen Memelli dhe mesfushori Lorik Boshnjaku, e vlerësuan ballafaqimin në fjalë si një ndeshje shumë të rëndësishme.Në vijim, njëshi i pankinës kuqeblu, flet edhe për situatën e dëmtimeve në gjirin e skuadrës.Megjithatë, përpos dëmtimeve, Memelli dhe Boshnjaku, përcollën entuziasmin e skuadrës së tyre për ta fituar këtë ndeshje.Ndeshja e javës së gjashtë të Superiores, Vllaznia-Egnatia luhet nesër në stadiumin “Loro Boriçi”, ora 18:00 dhe pritet të ndiqet nga një tifozëri e zjarrtë shkodrane.