Përcillet për në banesën e fundit Agim Doçi, Mjeshtri i Madh i këndoi dashurisë, jetës e atdheut
Poeti dhe tekstshkruesi, Agim Doçi u përcoll drejt banesës së fundit. Mjeshtri i Madh u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare. Poeti nuk ja doli dot të fitonte betejën me sëmundjen, pasi pësoi hemoragji cerebrale në tru. Familjarët, miqtë, shokë e bashkëpunëtorë i dhanë lamtumirën e fundit.
Miqtë e Artistët vlerësuan kontributin e Agim Doçit. Me dekada krijimtari dhe poeti Agim Doçi mbetet një emër i sukseshëm në skenën e Festivaleve të Këngës, dhe me vargjet e tij ai i ka kënduar dashurisë, jetës, atdheut si “E duam lumturinë” në festivalin e 27 të RTSH, në vitin 1988 kënduar nga Parashqevi Simaku, apo “Imazhi yt” në Festivalin e vitit 2003 kënduar nga Anjeza Shahini, “Më merr në ëndërr”, kënduar nga Kejsi Tola në festivalin e vitit 2008. Bashkëpunimet e tij në këngë ishin të shumta më kompozitorë dhe me këngëtarë të njohur, të cilët me vargjet e këngëve të poetit Agim Doçi prezantuan Shqipërinë në skenën e Festivalit Europian të Këngës.
Fituesi i mbi 50 çmimeve, veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve dhe mbi 100 këngë për luftën e Kosovës, siç është “Marshi UÇK-së”, “A vritet pafajësia”, por Agim Doçi do të mbahet mend edhe për disa libra me poezi si “Hajde dru me pre”, “Rrëzuar mbi vetminë”, si dhe “Rituali kryqëzimit”.