Përdorimi korrekt i gjuhës shqipe/ Akademia e Trajnimeve seminar me gazetarët e RTSH

Akademia e Trajnimeve në Radio Televizionin Shqiptar organizoi me stafin e gazetarëve seminarin me temë: Përdorimi korrekt i gjuhës shqipe. Lektoret e RTSh-së, Elona Qose dhe Arta Marku, vunë në dukje problematikat jo të pakta që vihen re në formulimin e një lajmi në Televizion, Radio dhe WEB.

Për një media, për RTSH në këtë rast, përveç zërit dhe figurës, gjuha është mjeti kryesor i përçimit të mesazheve dhe është shumë e rëndësishme që të përdoren në mënyrën e duhur, në mënyrën e saktë”, tha Elona Qose.

Në pjesën e parë të trajnimit theksi u vu te ndërtimi i fjalive, rregullat e drejtshkrimit si dhe përdorimi i shenjave të pikësimit.

Të gjithë shkruesit ose kumtuesit e lajmit, menjëherë e formulojnë fjalinë jo shqip dhe kjo më duket e çuditshme. Anglishtja ka ndikuar ndjeshëm, sigurisht është vlerë që të njohësh gjuhë të huaj, por gjithmonë pasi të njohësh shqipen”, u shpreh Arta Marku.

Ky ishte trajnimi i parë, në vazhdën e trajnimeve  organizuar nga Akademia e RTSh-së që lidhet drejtpërdrejtë me përdorimin e saktë dhe të drejtë të gjuhës shqipe. Ky trajnim synon jo vetëm rritjen profesionale të punonjësve në realizimin e produktit radio-televiziv por edhe si modele për  t‘u ndjekur në gjuhën e shkruar dhe të folur.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

7 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

7 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

7 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

7 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

7 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

8 hours ago

This website uses cookies.